RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Eurodeputeti katalunas kritikon ashpër Spanjën: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe e pakthyeshme

eurodeputeti-katalunas-kritikon-ashper-spanjen:-pavaresia-e-kosoves-eshte-e-ligjshme-dhe-e-pakthyeshme

Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka dhënë një fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike, shkruan lajmi.net.

Në një postim në Twitter, në të cilin ka shpërndarë fjalimin e tij, Sole ka kritikuar ashpër Spanjën e cila nuk po e njeh Kosovën.

“Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike.

Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.

Pengimi i perspektivës Europiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian.

Related posts

LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

Irfan Jahiu

Suksesi i medresantëve në testin e maturës për tu krenuar!

Muhamet Ramadani

Kremlini: Biden dhe Zelensky po refuzojnë të dëgjojnë shqetësimet e Rusisë

admin