RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse foshnjat nuk duhet të pinë ujë gjatë verës

pse-foshnjat-nuk-duhet-te-pine-uje-gjate-veres

Foshnjat që ushqehen me gji dhe ata që pinë qumësht formula nuk kanë nevojë për ujë deri në muajin e gjashtë. Sipas Katie Zeracki nga Mayo Clinic, foshnjat i marrin të gjitha nevojat e tyre për lëngje nga qumështi i gjirit ose formula.

“Edhe në ditët e nxehta, foshnjat marrin hidratimin e nevojshëm të trupit të tyre nëpërmjet qumështit të gjirit ose formulës”, tha ajo për BuzzFeed.

Të gjithë lëndët ushqyese të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin gjenden në qumështin e gjirit.

Uji mund të ndikojë në aftësinë e trupit për të absorbuar proteinat, vitaminat dhe lëndët ushqyese që sigurohen përmes qumështit të gjirit.

“Dhënia e ujit foshnjës mund të ndikojë në aftësinë e tij për të marrë substancat e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e organizmit. Stomaku i tyre është aq i vogël saqë kur mbushet me ujë, thjesht nuk ka vend për qumësht”, tha ajo.

Po sikur foshnja të pi ujë?

Nëse një fëmijë nën moshën gjashtë muajsh konsumon shumë ujë, kjo mund të çojë në helmim nga uji.

“Helmimi nga uji ndodh kur konsumoni shumë ujë në një periudhë të shkurtër kohore dhe niveli i natriumit në gjak bie. Kjo mund të çojë në mbingarkesë të veshkave dhe një çekuilibër të mundshëm në nivelet e elektroliteve”, shpjegon ajo.

Ajo shton se rënia e natriumit është rezultat i futjes së tepërt të ujit në trup, i cili njihet si hiponatremia.

Related posts

Shkenca aprovon: Televizori sjell efekte negative tek fëmijët

admin

Studim: Problemet me zorrën shkaktojnë infeksione dhe sëmundje të lëkurës

rezart morina

Si të pastroni mushkëritë

admin