RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria e Shtetit reagon pasi kryeprokurori Buzhala shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë – “do të merren masa”

prokuroria-e-shtetit-reagon-pasi-kryeprokurori-buzhala-shperndau-pyetjet-e-testit-per-bashkepunetore-profesionale-–-“do-te-merren-masa”

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka reaguar pas raportimit në media se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë.

Sipas “KALLXO”, pyetjet kanë qenë për testin me shkrim për bashkëpunëtor profesionalë, test i cili është mbajtur gjatë ditës së martë brenda objektit të ish-Rilindjes, ku është edhe Ministria e Drejtësisë.

Lidhur me këtë, ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Për dyshimet ndaj kryprokurorit Buzhala, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka kërkuar nisjen e hetimeve dhe suspendimin e tij.

“Lajmi i sotëm nga portali kallxo, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë në Facebook.

Tutje ajo thekson se janë të panumërta ankesat që pranojnë lidhur me procedurat e rekrutimit në sistemin e drejtësisë.

“Tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen”, deklaroi Haxhiu.

Ndryshe, Ramiz Buzhala në mars të vitit të kaluar kishte aplikuar për të parin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Ai raportohet se gjatë trajtimit të një rasti e kishte udhëzuar familjarin e një viktime të lënduar në vendin e punës që viktima të tërhiqet nga ndjekja penale e pronari i një biznesi të dënohet më pak.

Ndaj tij ishte shqiptuar një masë disiplinore për rastin në fjalë.

Related posts

Vazhdojnë të jenë të mbyllura dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak

rezart morina

Kryeministri i Indisë dhe ai i Greqisë diskutojnë bashkëpunimin në kuadër të Korridorit Lindje e Mesme-Evropë

rezart morina

Greqia mbyll kufijtë, MPJD me njoftim për shtetasit e Kosovës

RTI