RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Izraeli dhe Greqia diskutojnë bashkëpunimin dypalësh

izraeli-dhe-greqia-diskutojne-bashkepunimin-dypalesh

Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis me të cilin diskutoi për bashkëpunimin dypalësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për shtyp e kryeministrisë izraelite thuhet se në bisedë kryeministri grek Mitsotakis ka uruar homologun e tij izraelit Lapid për fillimin e detyrës dhe i ka uruar atij suksese.

“Dy liderët biseduan mbi nevojën për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit mes Greqisë dhe Izraelit, përfshirë edhe fushën e energjisë. Ata ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të rregullt dhe të afërt”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu është gjarpri që manipuloi SHBA-në kundër nesh

Hevzi

Kina kërkon negociata mbi “sanksionet më të ashpra” të shefit të Thesarit të SHBA-së kundër Iranit

RTI

Sulmet izraelite vrasin 4 palestinezë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Kushtrim Guraj