RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

EULEX reagon ndaj ish-prokurores Bamieh: Nuk e prezantoi asnjë provë të re

eulex-reagon-ndaj-ish-prokurores-bamieh:-nuk-e-prezantoi-asnje-prove-te-re

Zyra e EULEX-it ka reaguar ndaj ish-prokurores së po këtij misioni, Maria Bamieh, e cila sot në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, hodhi akuza të ashpra në drejtim të gjyqtarëve të misionit.

Në reagimin e tyre thuhet se ish-prokurorja Bemieh ka përsëritur akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara.

Bamieh, sipas tyre, nuk ka prezantuar as edhe një provë të re.

“Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Tutje, thuhet se rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë më 2018.

“Përveç kësaj, rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018. Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot”.

“Në vitin 2015, një raport nga një ekspert ligjor i pavarur e shqyrtoi zbatimin e mandatit të EULEX-it me theks të posaçëm në trajtimin e këtyre akuzave. Ky raport është në dispozicion këtu:
https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/150331_jacque-report_en.pdf. Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë”, thuhet mes tjerash.

Maria Bamieh, ish-prokurore e misionit të EULEX-it, ka folur sot për dyshimet për korrupsion që ka sinjalizuar në këtë mision, për çka i ishte shkëputur edhe kontrata. Ajo tregoi se si kishte zbuluar dyshimet për korrupsionin në rastin e Ilir Tolajt, ish-ministër i Shëndetësisë dhe si kishte mësuar nga përgjimet se gjyqtari i EULEX-it, Francesco Florit, takohej me ndërmjetësuesit e Tolajt, kur ky gjendej në burg, për ta zhdukur rastin në këmbim të një pagese.

Related posts

“Vënë fitimet para mbrojtjes së fëmijëve!”- WhatsApp ul në 13 vjeç moshën për përdoruesit në Britani dhe BE, aktivistët: Nuk do ngurrojmë të gjobisim kompanitë e mediave sociale

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

admin

Komisioni Evropian: Eurozona mund të hyjë në recesion këtë dimër

admin