RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Partitë bullgare bien dakord për formimin e qeverisë së koalicionit

partite-bullgare-bien-dakord-per-formimin-e-qeverise-se-koalicionit

Dy aleancat më të mëdha në Bullgari ranë dakord të hënën për formimin e qeverisë së koalicioni në një përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës politike në vend, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu.

Koalicioni GERB-UDF dhe blloku “Vazhdojmë Ndryshimet – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) ranë dakord për një qeveri me sistem rotacioni mes kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve BTA.

Sipas marrëveshjes, Nikolai Denkov i PP-DB dhe Mariya Gabriel e GERB-UDF do të jenë kryeministre për nëntë muaj secili në qeverinë e koalicionit rotativ. Ish-ministri i Arsimit në Bullgari, Denkov, pritet të marrë mandatin për formimin e qeverisë dhe do të jetë kryeministër për nëntë muajt e parë.

Ndërkohë, Gabriel, ish-Komisioneri Evropian për Inovacione, Kërkime, Kulturë, Arsim dhe Rini, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm. Përpjekja e parë për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 2 prillit në Bullgari dështoi pasi Gabriel ia ktheu mandatin presidentit Rumen Radev.

Javën e kaluar, aleanca “Vazhdojmë Ndryshimet – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP), Partia “Vazrazhdane” (Rilindja) dhe partia “Ka një Popull të Tillë” njoftuan se nuk do të mbështesin qeverinë e GERB-UDF.

Vetëm Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e mbështetur kryesisht nga pakica turke e vendit, shprehu gatishmërinë për të mbështetur draft listën e kabinetit të Gabrielit.

Në zgjedhjet e 2 prillit, GERB-UDF doli e para, duke fituar 69 vende në Parlamentin me 240 vende ndërsa blloku i udhëhequr nga partia “Vazhdojmë Ndryshimet” fitoi 64 vende.

Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e pakicës turke përfundoi e katërta me 13.1 për qind në zgjedhjet e pesta të vendit në dy vjet.

Related posts

Një polic humb jetën dhe një tjetër lëndohet rënd në aksident trafiku

Muhamet Ramadani

Rusia mohon se avionët janë përplasur me dronin amerikan që u rrëzua në Detin e Zi

admin

Rreth gjashtë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

admin