RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Avioni i një kompanie ukrainase që transportonte “lëndë të rrezikshme” rrëzohet në Greqi

avioni-i-nje-kompanie-ukrainase-qe-transportonte-“lende-te-rrezikshme”-rrezohet-ne-greqi

Avioni transportues i llojit An-12, i një kompanie ukrainase është rrëzuar në veri të Greqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë shtetërore greke të lajmeve AMNA, avioni transportonte “lëndë të rrezikshme”. Për këtë arsye autoritetet kërkuan largimin nga vendi i ngjarjes për të gjithë ekipet e zjarrfikësit dhe ndihmës së parë në zonën Palaiohoriou të Kavallas ku u rrëzua avioni mbrëmjen e së shtunës.

Një ekip i përbërë nga ekspertë për shpërthyesit përcaktuan se sa e rrezikshme ishte ngarkesa e transportuar nga avioni dhe janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të vendosur masat që duhet të merren.

– Piloti njoftoi defekt në motor

Piloti njoftoi për një defekt në motorin e avionit dhe kërkoi leje për ulje emergjente por motori u përfshi nga flakët pa mbërritur në aeroport dhe më pas avioni u rrëzua në një zonë pranë vendbanimit në Kavalla.

Avioni që i përket një kompanie ukrainase transportonte mallra nga Serbia në Jordani.

Dëshmitarët thanë se pas rrëzimit të avionit janë dëgjuar shumë shpërthime dhe se kishte filluar zjarri.

Në zonën ku ndodhi aksidenti dominon era e djegies dhe tym intensiv.

Mendohet se në avion ndodhej një ekuipazh prej 8 personash.

Related posts

Lufta në Ukrainë bën 4 vite, Macron: Rusia nuk dëshiron një zgjidhje paqësore!- Von Der Leyen: Evropa nuk do tërhiqet deri në fund

admin

Kosova e 91-ta në botë për siguri kibernetike, shumë prapa Shqipërisë

Irfan Jahiu

Shkon në 73 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bangladesh

admin