RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon në 73 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bangladesh

shkon-ne-73-numri-i-te-vdekurve-nga-permbytjet-ne-bangladesh

Numri i të vdekurve për shkak të reshjeve të dendura në Bangladesh ka shkuar në 73, pasi pesë persona të tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Miliona njerëz presin për ujë të pijshëm dhe ndihma ushqimore në rajonin e prekur nga përmbytjet, ndërsa numri i personave të vdekur në ngjarjet e shkaktuara nga reshjet e dendura ka shkuar në 73.

Sidomos qyteti Sylhet, i vendosur në verilindje të Bangladeshit dhe në brigjet e lumit Surma, është ndër rajonet që ka pësuar më shumë nga përmbytjet.

Rina Begum (45), banore në qytetin Sylhet, duke folur për AA në lidhje me shkallën e fatkeqësisë, tha se linjat e komunikimit janë ndërprerë dhe nuk është e mundur as të shkohet në kampin më të afërt të ndihmës nga zona e përmbytur.

Muhammed Sahajahan (40) nga rrethi Balaganj i Sylhet-it, tha se ai dhe tre vajzat e tij po luftojnë për të mbijetuar në shtëpinë e tyre me baltë.

“A është mëkati ynë që lindëm në një familje të varfër dhe në këtë rajon?”, tha ai.

Duke theksuar se kanë mbijetuar duke pirë ujë shiu me vajzat e tyre ditët e fundit, i mbijetuari i fatkeqësisë bëri thirrje për një zgjidhje të përhershme.

Qindra mijëra njerëz të bllokuar në qytet nuk kanë mundur të marrin ndihmë për më shumë se një javë.

Zyrtari i lartë i qeverisë në Sylhet, Md. Mojibur Rahman, tha se ka ndërprerje në ndihma për faktin se linjat e komunikimit janë ndërprerë dhe është shumë më e vështirë të arrihet në zonat e largëta.

Nga ana tjetër, u raportua se niveli i ujit në lumin Surma ka filluar të ulet, por lumi Barak, i cili kalon nëpër shtetet indiane Manipur, Nagaland, Mizoram dhe Assam dhe arrin në verilindje të Bangladeshit, ka vazhduar të ngrihet.

Përmbytja më e rëndë në 100 vitet e fundit ka prekur 13 rrethe në vend. /aa

Related posts

Ilir Meta reagon një ditë pas protestës në Bulevard: Shqipëria u përket të rinjve!

admin

Rusia synon të rrisë eksportet e energjisë drejt Lindjes

admin

Inteligjenca britanike: Rusia urdhëroi tërheqjen nga Kharkivi

admin