RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Erdogan në Teheran: Turqia edhe Irani doemos në solidaritet të luftojnë kundër organizatave terroriste

erdogan-ne-teheran:-turqia-edhe-irani-doemos-ne-solidaritet-te-luftojne-kunder-organizatave-terroriste

Ankaraja dhe Teherani doemos duhet të vazhdojnë betejën solidare kundër organizatave terroriste, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Organizatat terroriste PJAK, PKK, PYD, YPG dhe FETO shkaktojnë probleme edhe për Turqinë, edhe për Iranin. Doemos duhet të vazhdojmë betejën kundër tyre në mënyrë solidare”, tha Erdoğan gjatë konferencës për gazetarë pas takimit me homologun e tij iranian Ebrahim Raisi në kryeqytetin Teheran.

Të dy krerët bashkëkryesojnë takimin e 7-të të Këshilli për Bashkëpunim në Nivel të Lartë Türkiye-Iran për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe nënshkruan gjithsej tetë marrëveshje në sferën e tregtisë, sigurisë sociale dhe sportit.

Erdoğan tha se beson që vendi do të rrisë vëllimin e tregtisë bilaterale në 30 miliardë dollarë.

Vonë gjatë ditës, Erdogan, Raisi dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen më samitin e 7-të trilateral në formatin e Astanës në Teheran për të biseduar për ndodhitë më të reja në Siri dhe luftën kundër organizatave terroriste, veçmas YPG/PKK dhe DEASH-it.

Për takimin trilateral në Teheran, Erdoğan tha se takimi do të jetë evaluim i sërishëm i procesit të Astanës të vitit 2017.

Procesi I Astanës u ngrit në vitin 2017 për të rivendosur paqen në Siri të cilën e ka shkatërruar lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it papritshëm në mënyrë brutale u ballafaqua me protestuesit prodemokratikë.

Related posts

Kurti: Asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova

RTI

Mitsotakis akuzon qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut se shkel Marrëveshjen e Prespës

RTI

Rritet në 33.545 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

RTI