RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Bideni mirëpret hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE

bideni-mirepret-hapjen-e-negociatave-per-pranimin-e-shqiperise-dhe-maqedonise-ne-be

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë, presidenti Joe Biden e ka konsideruar këtë veprim hap të rëndësishëm të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.

“Në një kohë kur Rusia ka prishur paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurdo që të përkrahim aspiratat për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor në këtë vizion”, ka thënë Bideni.

Ai ka shtuar se SHBA-ja “do të vazhdojë të jetë partner i fortë dhe i besueshëm i vendeve që punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për reforma në forcimin e demokracisë dhe sundim të ligjit”.

“Hapat që BE-ja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë marrë ditëve të fundit duhet t’i inspirojnë të gjithë ata që aspirojnë BE-në në rajon, që të rrisin përkushtimin në forcimin e demokracive të tyre”, ka thënë Bideni.

Related posts

I nominuari i Pentagonit: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 29 miliardë dollarë deri në maj

Kushtrim Guraj

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, reagon kryeministri Rama: Kërcënim për të destabilizuar rajonin! Nevojë kritike për një armëpushim në Gaza

admin

Rusia dhe Koreja e Veriut pajtohen të ndihmojnë njëra-tjetrën në raste agresioni kundër ndonjërës prej tyre

admin