RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

CIA: Rusia deri tani ka humbur 15 000 trupa në Ukrainë

cia:-rusia-deri-tani-ka-humbur-15-000-trupa-ne-ukraine

Rreth 15 000 ushtarë rusë kanë vdekur që kur Moska pushtoi Ukrainën, sipas vlerësimeve të kreut të agjencisë qendrore të shërbimit sekret amerikan, CIA.

”Rreth tre herë më shumë rusë besohet të jenë plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt”, deklaroi drejtori i CIA-s William Burns në një konferencë sigurie në qytetin amerikan të Aspenit.

“Ukrainasit vuajtën gjithashtu, ndoshta pak më pak”, tha Burns.

Rusia nuk ka zbuluar asnjë të dhënë aktuale për viktimat nga ana e saj.

Burns tha se ”grumbullimi i forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit, i cili përfshin Luhansk dhe Donetsk, sugjeron, të paktën tani për tani, se ushtria ruse ka mësuar nga dështimet e saj në fillim të luftës”.

Në fillim të pushtimit, Rusia u përpoq të pushtonte kryeqytetin ukrainas Kiev, por pa sukses.

Ai shpjegoi se në njëfarë mënyre trupat ruse janë kthyer në një pozicion komod për lëvizje, duke përdorur avantazhin dhe fuqinë e zjarrit me rreze të gjatë për të shkatërruar në mënyrë efektive objektivat ukrainase. /atsh

Related posts

Temperaturat ekstreme, qeveria shqiptare propozon uljen e orarit të punës për administratën

RTI

Shpërthim në një depo fishekzjarrësh në Bullgari, humb jetën një person, dy të tjerë rezultojnë të zhdukur

admin

“Gjithmonë ka qenë kështu”- Aleksandër Vuçiç mohon se ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin

admin