RTV AHIRETI
Shëndetësi

Medikament për shtyllën kurrizore

medikament-per-shtyllen-kurrizore

Riparohen e shërohen dëmtime në shtyllën kurrizore me një medikament antitumorial. Eksperimenti i kryer mbi kafshët në laborator ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme, ku funksionet motorike dhe sensoriale janë rikthyer brenda 4 javësh.

Ilaçi eksperimental antitumorial ka arritur të përshpejtojë riparimin e nervave pas dëmtimeve në shtyllën kurrizore tek kafshët që u trajtuan me të dhe quhet AZD1390. Studimi është rezultat i punës kërkimore të universitetit britanik të Birmingham dhe është publikuar në revistën shkencore Clinical and Translational Medicine.

Aktualisht ky ilaç është objekt studimi nga kompania farmaceutike Astrazeneca për funksionin antitumoral si sistem përgjigje ndaj dëmeve në AND nga kanceri. Të njëjtin reagim shkakton edhe në rastin e dëmtimeve në palcën kurrizore.

Kjo arritje në laborator është mjaft e rëndësishme për njerëzimin, dhe mund ti hapë rrugën terapive të reja inovative dhe efikase në rastet e sëmundjeve kancerogjene, por edhe pikërisht mbi dëmtimet e rënda që prekin nervat dhe sistemin motor dhe sensorial.

Related posts

Si ta dallojmë mungesën e kaliumit

rezart morina

Studimi: Ilaçet popullore për humbjen e peshës dhe diabetin rrisin rrezikun e…

rezart morina

Fëmijët tuaj thithin shumë pluhur? Rrezikohen njësoj sikur të pinin duhan

admin