RTV AHIRETI
Lajme

Arrin në Kosovë grupi i fundit i haxhive

arrin-ne-kosove-grupi-i-fundit-i-haxhive

Grupi i fundit i haxhive kosovarë, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta, është kthyer sot në Kosovë. Ata kanë ateruar në orën 10:40 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në pritje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët të mallëngjyer e me lot gëzimi uruan haxhitë për haxh e ibadetete të pranuara.

Haxhitë tanë, në mënyrë të organizuar, grupe-grupe, kanë filluar udhëtimin drejt vendeve të shenjta më 28 qershor 2022. Ata fillimisht kanë vizituar Mekën, ku edhe kanë kryer ceremoninë e haxhit, ndërsa më 13 korrik 2022, ata kanë filluar vizitën në qytetin e Medinës.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se organizimi i sivjetmë i haxhit ka shkuar sipas rregullave dhe planit të paraparë.

Related posts

BE miraton paketë prej 1 miliard eurosh në mbështetje të Ukrainës me municione

admin

Beograd – Mijëra njerëz marshojnë në heshtje kundër dhunës – VIDEO

admin

Sulm me bombë në veri të Sirisë, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur

admin6