RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania e furnizon Ukrainën me armatim në vlerë miliardëshe

britania-e-furnizon-ukrainen-me-armatim-ne-vlere-miliardeshe

Britania e Madhe do t’i dalë në ndihmë Ukrainës nëpërmjet një pakoje të re ushtarake, njoftoi ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, raportoi BBC-ja të enjten.

Sipas njoftimit, Ukraina do të furnizohet me 20 armë vetëlëvizëse M109, sistem radari, mbi 50 mijë municion artilerie sovjetike, qindra dronë, armë antitank, mbi 16 mijë predha artilerie, gjashtë automjete Stormer me sisteme raketore antiajrore dhe qindra raketa.

Që nga nisja e pushtimit rus, Britania e ka furnizuar Ukrainën me raketa që sulmojnë nga deti, sisteme raketash, 120 automjete të blinduara luftarake, helmeta dhe pajisje për vëzhgim gjatë natës.

Të mërkurën u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ia dërgojnë Ukrainës edhe 4 sisteme raketash HIMARS. Ndërsa, Ukraina u bëri thirrje shteteve perëndimore që t’i dalin në ndihmë me armatim më të sofistikuar, përjashtuar armatimin sovjetik. /koha

Related posts

Lajçaku e O’Brien diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor

admin

Izraeli vrau mbi 1.000 palestinezë në Rripin e Gazës në 10 ditët e fundit

admin

Incidenti me presidenten në aeroport, del raporti zyrtar në Maqedoninë e Veriut

admin