RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet në Bosnjë-Hercegovinë

termet-ne-bosnje-hercegovine

Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është ndier të shtunën në zonën e Banja Lukës, Bosnjë-Hercegovinë, epiqendra e të cilit ishte rreth 14 kilometra në veriperëndim të atij qyteti.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 10:08.

Sizmologët e Institutit Hidrometeorologjik të Republikës Srpska gjithashtu regjistruan një tërmet me një intensitet të vlerësuar prej tre deri në katër gradë në shkallën Mercali.

Instituti Hidrometeorologjik i Bosnjës bëri të ditur se tërmete të tilla nuk mund të shkaktojnë dëme në objekte, ndonëse popullata në zonën epiqendrore i ndien ato. /koha

Related posts

Pakistani përballet me variant të ri të koronavirusit

admin

Trump: Një armatë e madhe po shkon drejt Iranit! Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, do të shohim çfarë do të ndodhë

admin

Stoltenberg: NATO mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar pushtimin e Ukrainës! Fundi i luftës do të arrihet vetëm në tryezën e bisedimeve

admin