RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq akuzon KFOR-in

vuciq-akuzon-kfor-in

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbledhur sot pas zhvillimeve të djeshme në veri të Kosovës.

Aty u “konkludua” që të mbahet “deri në një njoftim tjetër” gatishmëria e nivelit më të lartë ushtarak.

Një tjetër “konkluzion” nga kjo mbledhje, siç njoftoi shërbimi për media e presidencës serbe, ishte se “KFOR/NATO nuk performoi punën e saj.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që KFOR/NATO të përmbush funksionin dhe mandatin e saj, në përputhje me aktet relevante të OKB-së, dhe të mbrojë serbët në Kosovë”, thuhet në njoftim, siç e cituan mediat serbe.

Related posts

Ndodh edhe kjo, arrestohen dy persona në Prishtinë, vodhën në market 26 pako me…fruta të thata

admin

46 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 24 orëve, rritet në 33.137 shifra e përgjithshme

admin

Xi në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Rusi

Muhamet Ramadani