RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

”Lufthansa” anulon më shumë se 1 000 fluturime

”lufthansa”-anulon-me-shume-se-1-000-fluturime

Linja ajrore gjermane ”Lufthansa” do të anulojë më shumë se 1 000 fluturime brenda dhe jashtë qendrave të saj në Frankfurt dhe Mynih në ditët në vijim për shkak të një greve të personelit tokësor.

”Rreth 134 000 pasagjerë do të preken nga anulimet midis të martës dhe të premtes”, deklaroi kompania.

”Verdi”, një nga sindikatat më të mëdha të Gjermanisë, u bëri thirrje rreth 20 000 punonjësve në tokë, të punësuar nga ”Lufthansa”, për të organizuar një grevë njëditore për të rritur presionin në negociatat e vazhdueshme për pagat.

Michael Niggemann, menaxheri i burimeve njerëzore të ”Lufthansa”-s, e kritikoi masën.

”Përshkallëzimi i vetëm, pas dy ditësh negociata në një raund negocimi kolektiv që deri më tani ka qenë konstruktiv, po shkakton dëme të mëdha”, theksoi ai.

“Greva prek pasagjerët tanë gjatë sezonit të pikut të udhëtimeve dhe vendos një barrë të rëndë shtesë për punonjësit tanë, në një fazë tashmë të vështirë të trafikut ajror”, theksoi ai. /atsh

Related posts

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

rezart morina

Hekuran Murati u kërkon falje veteranëve të UÇK-së

admin

Shtyrja e vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë, flasin nga presidenca

rezart morina