RTV AHIRETI
Shëndetësi

Menopauza, këshilla për një tranzicion sa më të shëndetshëm

menopauza,-keshilla-per-nje-tranzicion-sa-me-te-shendetshem

Gjatë tranzicionit të menopauzës, gratë mund të vërejnë simptoma shqetësuese si valët e nxehtësisë ose probleme me gjumin.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozës rritet.

Këshilla si ta kaloni më lehtë këtë fazë tranzicioni

Të qenurit i shëndetshëm dhe kujdesi ndaj simptomave shqetësuese mund të ndihmojë në lehtësimin e kësaj faze tranzicioni.

Është gjithashtu e rëndësishme të menaxhoni rrezikun që shtohet për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozës.

Si të jeni më të kujdesshëm?

Nëse jeni një duhanpirës, merrni në konsideratë të hiqni dorë prej tij.

Ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor, me pak yndyrna, të lartë në fibra, me shumë fruta, perime dhe ushqime me drithëra të plota.

Sigurohuni që të merrni mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D.

Mësoni se cila është pesha juaj ideale dhe përpiquni ta ruani atë ose të humbisni peshë nëse jeni mbi peshë.

Bëni ushtrime pa peshë, të tilla si ngjitja e shkallëve ose kërcimi, të paktën 3 ditë në javë për të ruajtur shëndetin e kockave.

Mundohuni të jeni fizikisht aktiv edhe në mënyra të tjera për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Dhe mbi të gjitha mos harroni që menopauza nuk është një sëmundje që duhet trajtuar!

Menopauza është gjendje fiziologjike dhe si e tillë nuk ka nevoje për trajtim.

Mjekimet që jepen kanë për qëllim vetëm lehtësimin e shenjave dhe të simptomave për parandalimin apo trajtimin e gjendjeve kronike që shfaqen me plakjen e gruas.

Konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë edhe më tepër këshilla nëse simptomat ju shqetësojnë.

Related posts

85 pacientë me COVID-19 po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

admin

Shifra alarmante, dy të vdekur dhe 1,793 raste të reja me coronavirus

admin

Shfaqja e diabetit pas moshës 50 vjeç, mund të paralajmërojë shfaqjen e këtij lloji kanceri vdekjeprurës

admin