RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Monitoruesi i BE-së: Zjarret në Evropë pothuajse u katërfishuan këtë vit

monitoruesi-i-be-se:-zjarret-ne-evrope-pothuajse-u-katerfishuan-kete-vit

Monitoruesi i BE-së në rrjetet sociale njoftoi se numri i përgjithshëm i zjarreve në bllokun evropian nga fillimi i vitit deri më 23 korrik ishte 1.926

Sipas Programit të Kopernikut për vëzhgimin e tokës, numri i zjarreve në Evropë këtë vit është pothuajse katërfishi i mesatares së regjistruar në 15 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Monitoruesi i Bashkimit Evropian (BE) në rrjetet sociale njoftoi se numri i përgjithshëm i zjarreve në bllokun evropian nga fillimi i vitit deri më 23 korrik ishte 1.926.

Programi evropian i vëzhgimit të tokës tha se mesatarja për periudhën e referimit 2006-2021 ishte rreth 520.

Në një tjetër postim në Twitter nga Programi i Kopernikut paralajmërohet për “rrezik shumë ekstrem” në disa zona të Spanjës, Francës, Italisë, Marokut, Tunizisë dhe Algjerisë.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) valën e vazhdueshme të të nxehtit e përshkroi si “të paprecedentë, të frikshme dhe apokaliptike” dhe njoftoi se si pasojë jetën e kanë humbur 1.700 persona vetëm në Portugali dhe Spanjë. /aa

Related posts

Kërkohet formimi i Ministrisë së Familjes

rezart morina

Biden i thotë Netanyahu-t se SHBA-ja “nuk do të përfshihet” në operacione sulmuese kundër Iranit

admin6

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

rezart morina