RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

aksident-i-rende-ne-rrugen-prishtine-podujeve,-dy-te-vdekur-dhe-dy-te-lenduar

Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën, kurse dy fëmijë kanë marrë lëndime trupore në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, kur një veturë është aksidentuar me një autobus.

Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus”, ka thënë ajo.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha Ahmeti, transmeton Telegrafi.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupat e viktimave Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja Ahmeti.

Related posts

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite arrin në 18.205

admin

Azerbajxhani do nisë dy avionë me ndihma për Turqinë, në njërin një spital fushor të pajisur plotësisht

admin

Shkon në 39 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Muhamet Ramadani