RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pesë migrantë mbyten në ujërat e Puerto Rikos

pese-migrante-mbyten-ne-ujerat-e-puerto-rikos

Të paktën pesë emigrantë janë mbytur, ndërsa 66 të tjerë kanë shpëtuar në një incident që ka përfshirë një barkë që po kontrabandonte njerëz pranë ishullit Mona në perëndim të Porto Rikos, ka njoftuar Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportoi të enjten “Al Jazeera”.

Në mesin e 66 të shpëtuarve janë edhe dy të mitur.

“Kontrabandistët i detyruan emigrantët të zbarkonin, ku duket se pesë prej migrantëve u mbytën”, tha për Reuters, Jeffrey Quinones, oficer i marrëdhënieve publike për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit të SHBA-së.

Siç njoftohet, barka është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është e paqartë se sa njerëz kanë qenë brenda saj.

Ky rast ka ndodhur disa ditë pasi autoritetet në Bahamas kanë gjetur trupat e 17 emigrantëve dhe shpëtuan 25 të tjerë, pasi varka e tyre u përmbys.

Ishulli Mona ndodhet midis Republikës Domenikane dhe Porto Rikos dhe është përdorur ndër vite nga kontrabandistët për transportimin e njerëzve midis të dyja vendeve.

“Shumë herë kontrabandistët i lënë njerëzit në ishullin Mona, duke i bërë ata të besojnë se janë në Porto Riko”, ka thënë për Reuters, Joel Seijo, zëdhënës i Departamentit të Burimeve Natyrore dhe Mjedisore të Porto Rikos. /koha

Related posts

Bankat amerikane bëhen bashkë për të shpëtuar nga falimenti, Evropa rrit interesat

admin

Veriu i Mitrovicës mbushet me grafite të reja, bëhet thirrje për rezistencë që nga 21 nëntori

admin

Një vit nga sulmi në Banjskë, Drejtori i Policisë së Kosovës: Autorët u trajnuan nga Beogradi! Kishin synim aneksimin e Veriut nga Serbia

admin