RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija siriane që transportonte “grurë të vjedhur” ukrainas ankorohet në Liban

anija-siriane-qe-transportonte-“grure-te-vjedhur”-ukrainas-ankorohet-ne-liban

“Ministria e Bujqësisë dhe Zyra e Përgjithshme Doganore po ndjekin zhvillimet në lidhje me anijen siriane, e cila transportonte miell dhe elb të vjedhur të Ukrainës është ankoruar në portin e Tripolit”, tha Salam

Ministri libanez i Tregtisë, Amin Salam, ka bërë të ditur se një anije siriane që transportonte “grurë të vjedhur” nga Ukraina është ankoruar në portin e Tripolit në Liban, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ministria e Bujqësisë dhe Zyra e Përgjithshme Doganore po ndjekin zhvillimet në lidhje me anijen siriane, e cila transportonte miell dhe elb të vjedhur të Ukrainës është ankoruar në portin e Tripolit”, tha Salam për të përditshmen libaneze “Annahar”.

Salam tha se anija ishte sanksionuar nga SHBA-ja.

Ambasada ukrainase në Bejrut paralajmëroi se “importimi i grurit dhe elbit që i përkasin Ukrainës dhe i vjedhur nga Rusia do të dëmtojë marrëdhëniet libanezo-ukrainase”.

Mediat lokale raportuan se në anijen e cila ishte nisur nga një port në Krime kishte 5 mijë tonë miell dhe 5 mijë tonë elb. /aa

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump shton sulmet personale ndaj kandidatit të pavarur: Familja e Robert F. Kennedy Jr, një tufë të çmendurish

admin

Florida miratoi një ligj që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

rezart morina

Sri Lanka po përzë 100 mijë majmunë në Kinë

admin