RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti kinez: Kina do të forcojë bashkëpunimin me Iranin

presidenti-kinez:-kina-do-te-forcoje-bashkepunimin-me-iranin

Presidenti Xi në një telefonatë me homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, tha se “Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Iranin brenda Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe kornizave të tjera”

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se Pekini do të forcojë bashkëpunimin me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja kineze ‘Global Times’ raportoi se presidenti Xi në një telefonatë me homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, tha se “Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Iranin brenda Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe kornizave të tjera”.

Biseda telefonike u mbajt derisa SCO po mban një samit të ministrave të jashtëm në kryeqytetin Tashkent të Uzbekistanit. Irani po ashtu është anëtar i SCO-së.

Presidenti Xi tha se Kina mbështet “rrugët e zhvillimit të pavarur” të vendeve të Lindjes së Mesme.

Kina dhe Irani i kanë zhvilluar marrëdhëniet e tyre dypalëshe në nivel strategjik dhe po ashtu kanë nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës Pekini në 25 vitet e ardhshme do të investojë më shumë se 400 miliardë dollarë në Iran.

Më herët gjatë ditës, presidenti kinez foli edhe me homologun e tij polak, Andrzej Duda.

Xi tha se Kina e sheh Poloninë si një “partner të preferuar në Evropë dhe është i gatshëm të rrisë besimin politik dhe të vazhdojë të përmirësojë partneritetin strategjik gjithëpërfshirës”.

Dy presidentët diskutuan edhe situatën në Ukrainë. /aa

Related posts

Iniciohet rast ndaj Mërgim Lushtakut, Prokuroria e fton për intervistim

admin

Mbi 29 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

admin

Identifikohet autori i sulmit ndaj Shtëpisë Turke në New York

admin