RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadori amerikan i uron myslimanëve kosovarë me rastin e Hixhretit

ambasadori-amerikan-i-uron-myslimaneve-kosovare-me-rastin-e-hixhretit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në prag të Vitit të Ri të myslimanëve – Hixhretit, ka vizituar sot Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku u prit nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.

Ambasadori amerikan pasi vizitoi hapësirat e xhamisë, i uroi Myftiut Naim ef. Tërnava, e përmes tij edhe besimtarëve vitin e ri mysliman -Hixhretin, për të cilin ai u shpreh:https://fb.watch/ezO4R18wvS/ “Falënderoj Myftiun Tërnava për mirëpritjen dhe njëherësh ia uroi vitin e ri Hixhri 1444. Respekti për trashëgiminë e larmishme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne, shumetnike. Sot, isha i nderuar të shënoj Vitin e Ri Islam me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoj mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë të lirë nga diskriminimi” – tha ambasadori.

Ndërsa, Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadorin amerikan për vizitën dhe urimin e vitit të ri hixhrij. Në bisedë me ambasadorin amerikan, Myftiu Tërnava edhe njëherë potencoi rolin dhe kontributin e SHBA për lirinë e Kosovës.

https://fb.watch/ezO4R18wvS/

Related posts

Pistorius: Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë

rezart morina

Amnesty International: Dhu’na ndaj të bu’rgosurve pa’lestinezë ‘kr’im lu’fte’

admin

Macron: Armët e dërguara Ukrainës nuk e dobësojnë mbrojtjen franceze

admin