RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dërgon aeroplan shtesë me ndihma në Iran pas përmbytjeve vdekjeprurëse

turqia-dergon-aeroplan-shtese-me-ndihma-ne-iran-pas-permbytjeve-vdekjeprurese

Sipas zyrtarëve, numri i të vdekurve është rritur në 56 nga përmbytjet që kanë shkaktuar shkatërrime në të gjithë Iranin ditët e fundit

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se do të dërgojë një aeroplan tjetër për të dërguar materiale ndihme në Iran, pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga shirat e dendur, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një avion transporti që i përket Forcave tona Ajrore, i cili do të dorëzojë materiale të ndihmës si tenda dhe batanije të nevojshme për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve në Iran, u nis nga Aeroporti Etimesgut i Ankarasë. Një tjetër aeroplan është planifikuar të niset për në zonë”, shkroi Ministria në Twitter.

Sipas zyrtarëve, numri i të vdekurve është rritur në 56 nga përmbytjet që kanë shkaktuar shkatërrime në të gjithë Iranin ditët e fundit. /aa

Related posts

Albin Kurti kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK: S’ka arsye ligjore që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të mbahen ende në paraburgimin e Hagës

admin

Kuvendi s’e miraton rezolutën për uljen e akcizës dhe heqjen e TVSH-së për naftën

Muhamet Ramadani

SHBA po përgatitet të dislokojë një aeroplanmbajtëse të tretë në rajon për sulme ndaj Iranit

Muhamet Ramadani