RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fillojnë protestat në mbështetje të Ujgurëve – VIDEO

fillojne-protestat-ne-mbeshtetje-te-ujgureve-–-video

Në shumë qendra në shtetet perëndimore kanë filluar protestat në mbështetje të popullit Ujgur ndaj të cilëve është duke u kryer gjenocid nga Kina.

Kjo është shfaqja më e madhe globale e solidaritetit musliman me muslimanët Ujgur. Një ngjarje e rëndësishme që dërgon një mesazh të fortë për Kinën se muslimanët nuk i harruan vëllezërit e tyre Ujgur dhe ata qëndrojnë në solidaritet me Ujgurët.

Këto protesta po organizohen përpara ambasadave dhe konsullatave kineze në Britani të Madhe (Londër, Mançester e Edinburg), Kanada (Toronto), SHBA (Uashington), Australi (Brisbane), Afrikë e Jugut dhe shumë të tjera. Gjithashtu do të ketë organizime të shumta në Turqi. Motoja e kësaj lëvizjeje është #Stand4Uyghur.

Fatkeqësisht në shumë prej shteteve islame nuk pritet të ketë ndonjë lëvizje të ngjashme pasi kauza Ujgure nuk mbështetet nga qeveritë e këtyre vendeve.

Populli Ujgur për vite të tëra është duke kaluar në një gjenocid mbarëkombëtar ndaj tyre ku mbi një milion prej tyre mbahen në kampet e ndalimit dhe burgjet e “riedukimit”. Autoritetet kineze kanë imponuar ndaj tyre punën e detyrueshme, internimin masiv, kontrollin e natalitetit, fshirjen e identitetit fetar dhe kulturor, ndarjen e fëmijëve nga prindërit, përdhunimet etj. Veprime tjera përfshijnë kontrollin e rreptë ndaj tyre me forcat ushtarake e policore, kamerat e avancuara të shpërndara në tërë rajonin, rrënimin e xhamive, mos lejimin e organizimeve të tyre kulturore e fetare etj.

Populli Ujgur se bashku me popullin Rohinga (në Mianmar) është duke kaluar sfidën më të vështirë të ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar dhe fetar në historinë moderne. /mesazhi

Related posts

Biden kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas izolimit disa ditësh për shkak të COVID-19

RTI

Joe Biden u tërhoq nga gara, analiza e CNN: Çfarë mund të ndodhë tani që presidenti hoqi dorë nga rikandidimi

admin

Palestinë: Të gjitha zhvillimet e fundit:

admin