RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Problemi global i ushqimit nxit migrimin

turqia:-problemi-global-i-ushqimit-nxit-migrimin

Problemi global i ushqimit mund të nxisë migrimin nga Afrika drejt Evropës dhe Turqisë, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Akar tha se anija e ngarkuar me drithëra që u nis nga porti ukrainas i Odesës do të jetë nesër në Stamboll.

“Anija do të ankorohet në brigjet e Stambollit për një inspektim të përbashkët”, tha Akar në një panel editorial të AA-së.

Vërejtjet e ministrit Akar erdhën pasi anija e parë e ngarkuar me drithëra u nis sot nga porti ukrainas për në Liban. Anija mban një ngarkesë prej 26 527 tonësh.

Akar tha se përpjekjet për dërgesat e drithërave nga Ukraina do të vazhdojnë duke shtuar se kjo çështje është një çështje humanitare.

”Anijet e radhës do të vazhdojnë po kështu pa asnjë ndërprerje”, nënvizoi ai.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje më 22 korrik për të rihapur tre porte ukrainase për drithërat që mbetën të bllokuara prej muajsh për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila po vijon në muajin e gjashtë.

Për të mbikëqyrur eksportet e drithit ukrainas, një qendër e përbashkët koordinimi në Stamboll u hap zyrtarisht të mërkurën e kaluar, e përbërë nga përfaqësues nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina për të mundësuar transportin e sigurt me anije tregtare të produkteve ushqimore komerciale dhe plehrave nga tre portet kryesore ukrainase në Detin e Zi.

Akar tha se duhet të adresohet kriza globale e ushqimit duke shtuar se ”ajo ishte në një pikë ku mund të shkaktojë migrim”.

“Mund të sjellë një valë serioze migrimi nga Afrika në Evropë dhe Turqi”, theksoi ai.

Në lidhje me drithërat dhe materialet kimike që presin dërgimin nga portet ruse, Akar tha se ”Turqia do të ishte e lumtur” të kontribuonte edhe për këtë çështje. /atsh

Related posts

Palestinë: Këtu janë lajmet më të fundit

admin

Gaza, numri i të vdekurve rritet afër 33 mijë në mes të ofensivës izraelite

admin

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” – një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

RTI