RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qindra emigrantë arrijnë në brigjet italiane

qindra-emigrante-arrijne-ne-brigjet-italiane

Autoritetet italiane po bëjnë përpjekje të lehtësojnë problemet e mbipopullit në strehimoret e emigrantëve, ndërkohë që numër i madh varkash me rreth 1.000 emigrantë arritën gjatë fundjavës në brigjet jugore të Italisë dhe dy nga ishujt e saj të vegjël.

Nga mbrëmja e së premtes deri të shtunën, rreth 50 varka mbërritën në ishullin Lampeduza pranë Sicilisë, sipas radios shtetërore dhe mediave të tjera italiane.

Varka me emigrantë arritën edhe në Pantelleria, një tjetër ishull i vogël italian. Gjatë dy ditëve të fundit gomone me emigrantë lundruan drejt Kalabrisë, Sicilisë dhe Sardenjës.

Sipas njoftimeve shumë prej emigrantëve vinin nga Tunizia dhe Afganistani. Prurjet e reja me emigrantë kanë shtuar mbipopullimin e qendrave ku strehohen përkohësisht emigrantët. Gazeta ‘Corriere della Sera’ shkruante se qendra strehonte 1,500 azilkërkues, gati katërfishi i kapacitetit të saj. /koha

 

 

Related posts

Peleshi: Shqipëria është eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO

admin

Disa izraelitë të lënduar në sulmin në Jerusalem

admin

Kuvendi do ta mbajë seancën e parë për vitin 2023

admin