RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vendimet për reciprocitet me Serbinë, ambasadorët e akredituar në Kosovë thonë se ishin legjitime dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar

vendimet-per-reciprocitet-me-serbine,-ambasadoret-e-akredituar-ne-kosove-thone-se-ishin-legjitime-dhe-ne-koordinim-me-faktorin-nderkombetar

Kosova dhe Serbia 11 vite më parë ishin darkorduar në Bruksel lidhur me qështjen e targave dhe letërnjoftimeve nga të dyja vendet.

Vendimi që Kosova vendosi 11 vjet më pas ta zbatoj marrëveshjen e Brukselit, nxiti tensione mesnatën e 1 gushtit në pikat kufitare me Serbinë.

Lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje Serbia e pati zbatuar menjëherë ndaj shtetasve të Kosovës, por jo edhe Kosova ndaj shtetasve serbë. Ky dokument i zëvendëson dokumentet e identifikimit të dy shteteve gjatë qëndrimit në to, shkruan Telegrafi.

Më 29 qershor, në një mbledhje të rregullt, Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për hyrjen të shtetasve të Serbisë në Kosovë, si dhe për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë – të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë – me ato RKS.

Ani pse u konsiderua se ky vendim i Qeverisë së Kosovës ishte bërë pa koordinimin e aleatëve ndërkombëtarë, një gjë të tillë e kanë mohuar në mënyrë të tërthortë ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë.

Ishte fillimisht ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ai i cili tha se vendimi për masat e reciporcitetit ishte në linjë me marrëveshjen e Brukselit dhe në koordinim të plotë me ndërkombëtarët.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Pas Hovenierit, edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde ka thënë se përkrah vendimet e Qeverisë së Kosovës për për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse dhe shtyrjen e zbatimit të tyre për datën 1 shtator në koordinim me SHBA-në dhe BE-në.

Ai pas një takimi që pati dje me presidenten Vjosa Osmani tha se vendimet e Qeverisë së Kosovës janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Lexo po ashtu:
Ambasadori gjerman: Vendimet e Kosovës për reciprocitet me Serbinë janë legjitime
Ambasadori gjerman: Vendimet e Kosovës për reciprocitet me Serbinë janë legjitime
Marrëveshja për lirinë e lëvizjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit u arrit në Bruksel në vitin 2011 nga asokohe negociatorët Edita Tahiri nga Kosova dhe Borko Stefanoviq nga Serbia.

Pika 3 e marrëveshjes thotë se “Secila palë mund të aplikojë një sistem ku kartat e identitetit do të shoqërohen me dokument të shkruar hyrje/dalje për personat nga vendi tjetër”.

Këtë letër, ideja e së cilës ishte që të përfaqësonte neutralitet në raport me dokumentet shtetërore të të dyja vendeve, nga viti 2011 Serbia ia lëshon çdo shtetasi të Kosovës që futet në territorin e Serbisë, shkruan Telegrafi.

E njëjta marrëveshje parasheh që në Kosovë të përdoren vetëm targat RKS ose KS. Targat KS nga shtatori i vitit 2020 më nuk lëshohen nga autoritetet kosovare.

Më 31 korrik të këtij viti serbët lokalë përdorën barrikadat për të kundërshtuar edhe implementimin e këtyre dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për moslejimin e përdorimit të targave të automjeteve të regjistruara në Serbi me akronimet e qyteteve të Kosovës dhe pajisja e shtetasve serbë me fletë-deklarime kur hyjnë në Kosovë (reciprociteti me dokumentet e identifikimit).

Në nëntë lokacione të ndryshme u vendosën automjete të rënda të cilat pamundësonin qarkullimin e lirë në rrugët që të dërgonin në pikat e njëjta kufitare, Jarinjë e Bërnjak.

Automjetet u vendosën nga persona të ndryshëm, disa prej tyre të maskuar e vështirë të identifikueshëm.

Barrikadat ishin vendosur në fshatin Rudar të Zveçanit dhe në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Barrikadat u larguan në më pak se 20 orë për shkak se ishte bërë një marrëveshje.

Nga incidentet që ndodhën të dielën e 31 korrikut, Policia e Kosovës dhe prokuroria ka thënë se janë duke u marrë me identifikim dhe verifikim të rasteve.

Related posts

Miliona njerëz në SHBA vëzhguan eklipsin e parë total diellor të vitit 2024

RTI

Japonia i përcolli Kinës shqetësimet për aktivitetet ushtarake përreth ujërave të saj territoriale

rezart morina

Gjykata Themelore cakton masën e paraburgimit prej një muaji për Milun Milenkoviç – Llune

rezart morina