RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive

shqiperi,-disa-vatra-zjarri-ende-aktive

Në Shqipëri vazhdojnë të mbeten aktive disa vatra zjarri, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre, transmeton Anadolu.

Gjatë natës dhe në orët e fundit situata është paraqitur më problematike në Fier dhe Himarë, ku zjarret shkaktuan dëme edhe në disa banesa, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuimin e disa familjeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka deklaruar se në Himarë gjatë natës së kaluar Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijuan angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri.

“171 efektivë, 10 mjete në terren, 1 mjet zjarrfikës dhe 1 ambulancë nga Forcat e Armatosura ishin në gatishmëri dhe pranë komunitetit, në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës”, ka shkruar Nufi.

Ndërkohë, raportohet se në Himarë situata është përmirësuar dhe zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura aktive, edhe me ndërhyrje nga ajri.

Në javët e fundit Shqipëria është përfshirë nga zjarret që kanë shkaktuar dëme në pyje dhe zona të tjera. Sipas autoriteteve shqiptare, në orët e fundit vazhdojnë të jenë aktive disa vatra zjarri, ndërsa disa të tjera po mbahen nën monitorim.

Related posts

Ambasadori gjerman i përgjigjet Petkoviqit pasi e akuzoi se po thotë të pavërteta

admin

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që morën ryshfet për kalim të testit për leje të vozitjes

admin

Trump paralajmëron Iranin: “Vdekje, zjarr dhe tërbim” nëse bllokon Ngushticën e Hormuzit

Kushtrim Guraj