RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senati amerikan miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

senati-amerikan-miraton-anetaresimin-e-finlandes-dhe-suedise-ne-nato

Senatori Josh Hawley ishte i vetmi republikan që kundërshtoi rezolutën pasi argumentoi së fundmi se prioriteti i SHBA-së duhet të jetë frenimi i Kinës dhe jo zgjerimi i NATO-s

Senati i SHBA-së ka miratuar një rezolutë të mërkurën ku miratoi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me një votim 95-1, duke ratifikuar protokollet e pranimit që ambasadorët e aleancës ushtarake nënshkruan më 5 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Senatori Josh Hawley ishte i vetmi republikan që kundërshtoi rezolutën pasi argumentoi së fundmi se prioriteti i SHBA-së duhet të jetë frenimi i Kinës dhe jo zgjerimi i NATO-s.

“Ne nuk mund të forcojmë qëndrimin tonë parandalues në Paqësor nëse dërgojmë më shumë forca dhe burime në Evropë për të mbrojtur aleatët e rinj. Ky është thelbi”, tha Hawley në foltore përpara votimit.

Të dy vendet u ftuan zyrtarisht për t’iu bashkuar NATO-s pasi Turqia hoqi veton ndaj anëtarësimit të tyre pas nënshkrimit të një memorandumi trepalësh më 28 qershor.

E shqetësuar për sigurinë e saj kombëtare për shkak të mbështetjes dhe tolerancës së vendeve nordike ndaj grupeve të caktuara terroriste, Turqia theksoi se nëse këto vende nuk respektojnë marrëveshjen, ofertat e tyre për anëtarësim mund të bllokohen. /aa

Related posts

Protesta për shkak të çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve

admin

Fundoset varka pranë Tunizisë, humbin jetën 10 emigrantë

Muhamet Ramadani

Organizata amerikane që përpiqet të hedhë dritë mbi konfliktin izraelito-palestinez prej vitesh

admin