RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Votohet rezoluta që adreson rritjen e çmimeve të produkteve bazë

votohet-rezoluta-qe-adreson-rritjen-e-cmimeve-te-produkteve-baze

Me 61 vota për, asnjë kundër e abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën që kërkon marrjen e masave për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë.

Më 30 qershor Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar që të hartohet një Projektligj që përcakton marzhën e fitimit për produktet bazë me 8 për qind.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pati thënë se ajo çfarë propozohet është dhënia e mundësisë së vlerësimit real të kostove të produkteve të importuara dhe atyre të prodhuara në vend.

“Duke i njohur prodhuesve dhe importuesve shpenzime dhe fitimin, por duke siguruar se në asnjë mënyrë nuk do të krijohen hapësira për një pozitë dominuese apo abuzuese, që sjellin fitime të mëdha për një grup të vogël të bizneseve. Në situatën e krizës së inflacionit, e cila nuk ka kursyer as ekonomitë të mëdha, dizajnimi i pakos për mbrojtjen e qytetarëve nga ndikimi i lartë do të varet nga specifikat e ekonomisë së vendit”, pati thënë Kusari-Lila.

Rezoluta e njëjtë nuk kishte pasur kuorum që të votohet as me 21 korrik dhe 3 gusht të këtij viti.

Po ashtu, Kuvendi gjatë kësaj seance ka miratuar edhe raportet e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të KOSTT-it për vitin 2021.

Related posts

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq: Në vendet arabe gjenden 16 milionë refugjatë

Muhamet Ramadani

Zjarrfikësit e Katalonjës përgatiten për zjarret në Spanjë

Muhamet Ramadani

Grupet e të drejtave të njeriut padisin Gjermaninë për eksportet e armëve në Izrael

admin