RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat që ju jep trupi për t’ju treguar se s’po pini ujë mjaftueshëm

shenjat-qe-ju-jep-trupi-per-t’ju-treguar-se-s’po-pini-uje-mjaftueshem

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës vuajnë nga dehidratimi, duke mos e ditur që kjo gjë çon në probleme serioze për shëndetin. Por cilat janë shenjat që tregojnë se nuk po pini ujë mjaftueshëm? Më poshtë, shenjat që do t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse trupi juaj po merr mjaftueshëm ujë gjatë ditës apo jo dhe efektet negative që sjell moskonsumimi i ujit.

Shenjat e para dhe më të lehta të dehidratimit:

  • Etje
  • Ndjenja e thatësisë së gojës
  • Ndjesia e lodhjes gjatë gjithë kohës
  • Nervozizëm
  • Dhimbje koke
  • Urinë në ngjyrë të errët
  • Marrje mendsh
  • Aromë e pakëndshme e gojës
  • Neps për ushqime të ëmbla
  • Kërcitjet/dhimbjet e muskujve
  • Shenjat e dehidratimit të një shkalle më të rëndë:
  • Etje e theksuar
  • Rrahje të shpeshta të zemrës
  • Humbje e vetëdijes
  • Marrje e shpejtë fryme
  • Ulje e tensionit
  • Lëkurë ekstremisht e thatë
  • Marrje të forta mendsh
  • Urinë në ngjyrë të errët
  • Nevoja e paktë për të shkuar në tualet
  • Mungesa e djersitjes edhe në ditët e nxehta apo gjatë aktivitetit fizik

Related posts

Mos qëndroni ulur gjatë: Studimi nxjerr në pah lidhjen me rrezikun nga kanceri

admin

Arsyeja që mostra e gjakut merret nga gishti i katërt

Muhamet Ramadani

Një perime e harruar që ka shumë përfitime për bukurinë dhe shëndetin: Futeni në dietën tuaj sot

admin