RTV AHIRETI
Shëndetësi

Arsyeja që mostra e gjakut merret nga gishti i katërt

arsyeja-qe-mostra-e-gjakut-merret-nga-gishti-i-katert

E keni bërë ndonjëherë pyetjen se përse gjithmonë na marrin gjak gjithmonë në këtë gisht?

Kur japim gjakun nga gishti për të bërë analiza, pothuajse gjithmonë na çajnë në gishtin e katërt.

Nëse ndonjëherë keni pyetur përse ndodh kështu, përgjigjja është kjo: Gishti i madh dhe gishti i vogël janë shumë më mirë të lidhur me nyjën e shuplakës sesa gishtat e tjerë.

Kjo do të thotë që, teorikisht, infeksioni i gishtit të madh dhe i gishtit të vogël mund të përhapet më shpejt “sipër” dhe do të përfshijë dorën.

Për këtë shkak gjaku përgjithësisht merret nga cilido gisht, veçse nga gishti i madh dhe gishti i vogël.

Mirëpo, në mollëzën e gishtit të katërt kryesisht ka më pak receptorë për dhimbjen.

Pos kësaj, këtë gisht e përdorim më rrallë se gishtat e tjerë, andaj edhe lëkura në të është më e hollë.

Dhe pikërisht për këtë shkak edhe plaga e vogël në këtë gisht shërohet më shpejt sesa në gishtat e tjerë, shkruan Tiranaobserver.

Related posts

9 frutat dhe perimet që ju duhen për një imunitet të fortë

Muhamet Ramadani

Jo të gjithë mbi 65 vjeç kanë nevojë menjëherë për barna për tensionin

Irfan Jahiu

Si të përdorni dafinën për ushqimin e flokëve dhe lëkurës

Muhamet Ramadani