RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, rritet siguria në kryeqytet pas vendimit të ish-kryeministrit për protestë

pakistan,-rritet-siguria-ne-kryeqytet-pas-vendimit-te-ish-kryeministrit-per-proteste

Janë marrë masa me vendosjen e kontejnerëve në hyrjet dhe daljet e ‘zonës së kuqe’ në të cilën ndodhen ndërtesa e parlamentit, ministritë, përfaqësitë diplomatike dhe Komisioni Zgjedhor

Në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, janë rritur masat e sigurisë pas vendimit të ish-kryeministrit Imran Khan për të protestuar kundër Komisionit Zgjedhor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, janë marrë masa me vendosjen e kontejnerëve në hyrjet dhe daljet e ‘zonës së kuqe’ në të cilën ndodhen ndërtesa e parlamentit, ministritë, përfaqësitë diplomatike dhe Komisioni Zgjedhor.

Teksa hyrjet dhe daljet në ‘zonën e kuqe’ kryhen nga një vend i vetëm, mësohet se është ndaluar hyrja e civilëve në zonë.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se përreth ‘zonës së kuqe’ janë mobilizuar 2 mijë forca të sigurisë.

Ndërsa ish-kryeministri Khan në një deklaratë në Twitter njoftoi se protesta do të mbahet në zona të ndryshme të Islamabadit.

Komisioni Zgjedhor i Pakistanit, në vendimin që mori më 2 gusht vendosi se Partia Lëvizja për Drejtësi e Pakistanit (PTI) e udhëhequr nga ish-kryeministri Khan ka marrë fonde të ndaluara nga burime të huaja në kundërshtim me kushtetutën dhe rregullat zgjedhore.

Në vendimin e tij, Komisioni Zgjedhor tha se PTI ka marrë fonde të ndaluara nga 34 individë dhe 351 kompani nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Australia, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe vende të tjera.

Ndërkohë, ish-kryeministri Khan mori vendim për të protestuar duke pretenduar se Komisioni Zgjedhor “është paragjykues ndaj PTI dhe punon si një partner i qeverisë së koalicionit”. /aa

Related posts

OKB-ja alarmon për rrezikun nga një konflikt i ri mes Kosovës dhe Serbisë

rezart morina

Sulmet izraelite vrasin 29 njerëz në Gazë, teksa Hamasi hedh raketa në drejtim të…

admin

Rusia i jep fund marrëveshjes së eksportit të grurit ukrainas

rezart morina