RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anije të tjera me drithë dhe luledielli largohen nga portet ukrainase

anije-te-tjera-me-drithe-dhe-luledielli-largohen-nga-portet-ukrainase

Dy anije të tjera janë larguar nga porti ukrainas i Chornomorskut, që transportojnë misër dhe luledielli duke rritur më tej shpresat se kriza globale e ushqimit e shkaktuar nga pushtimi rus po lehtësohet.

”Më shumë se 70 000 tonë produkte bujqësore do të transportohen nga dy anijet përmes një korridori të sigurt të Detit të Zi”, tha sot Ministria ukrainase e Infrastrukturës.

Rreth 5 300 tonë luledielli janë nisur për në Turqi me anijen ”Rahmi Yaggi”, ndërkohë anija ”Ocean lion” po transporton afro 65 000 tonë misër në Korenë e Jugut.

Një duzinë anijesh janë larguar nga portet ukrainase të Chornomorskut, Odesës dhe Pivdennyit me mbi 380 000 tonë ushqime dhe plehra kimike që kur Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje më 22 korrik për të zhbllokuar eksportet.

Dërgesat shihen si thelbësore për stabilizimin e çmimeve të grurit në tregjet globale mes frikës së urisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Ndërmjetësuesit e marrëveshjes, OKB-ja dhe Turqia, po ndihmojnë për të koordinuar sigurinë e eksporteve dhe monitorimin e dërgesave për t’u siguruar që anijet nuk po kontrabandojnë armë në zonën e luftës. /atsh

Related posts

Goditja e rrjetit të komunikimeve të Hezbollahut, Gold Apollo: Pajisjet që shpërthyen në Siri dhe Liban u prodhuan nga një kompani me seli në Budapest

admin

Tejkalon 15 milionë tonë sasia e ngarkesës së transportuar në korridorin e drithit

admin

Erdoğan: Turqia përballet me një nga ka fatkeqësitë më të mëdha të historisë së saj

rezart morina