RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anije të tjera me drithë dhe luledielli largohen nga portet ukrainase

anije-te-tjera-me-drithe-dhe-luledielli-largohen-nga-portet-ukrainase

Dy anije të tjera janë larguar nga porti ukrainas i Chornomorskut, që transportojnë misër dhe luledielli duke rritur më tej shpresat se kriza globale e ushqimit e shkaktuar nga pushtimi rus po lehtësohet.

”Më shumë se 70 000 tonë produkte bujqësore do të transportohen nga dy anijet përmes një korridori të sigurt të Detit të Zi”, tha sot Ministria ukrainase e Infrastrukturës.

Rreth 5 300 tonë luledielli janë nisur për në Turqi me anijen ”Rahmi Yaggi”, ndërkohë anija ”Ocean lion” po transporton afro 65 000 tonë misër në Korenë e Jugut.

Një duzinë anijesh janë larguar nga portet ukrainase të Chornomorskut, Odesës dhe Pivdennyit me mbi 380 000 tonë ushqime dhe plehra kimike që kur Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje më 22 korrik për të zhbllokuar eksportet.

Dërgesat shihen si thelbësore për stabilizimin e çmimeve të grurit në tregjet globale mes frikës së urisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Ndërmjetësuesit e marrëveshjes, OKB-ja dhe Turqia, po ndihmojnë për të koordinuar sigurinë e eksporteve dhe monitorimin e dërgesave për t’u siguruar që anijet nuk po kontrabandojnë armë në zonën e luftës. /atsh

Related posts

Biden: Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën, Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij

admin

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania dënojnë planet e Iranit për të zgjeruar programin bërthamor

admin

Biden dhe Xi takohen para samitit të G20-ës

admin