RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Thatësira shkakton zhvendosjen e mbi 1 milion somalezëve që nga janari i vitit 2021

okb:-thatesira-shkakton-zhvendosjen-e-mbi-1-milion-somalezeve-qe-nga-janari-i-vitit-2021

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) theksoi se gjatë muajit korrik 83.518 njerëz u zhvendosën nga thatësira, një rënie prej 26 për qind krahasuar me muajin e kaluar

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se numri i zhvendosjeve shkaku i thatësirës në Somali ka tejkaluar shifrën e 1 milion personave për herë të parë që nga janari i vitit 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) theksoi se gjatë muajit korrik 83.518 njerëz u zhvendosën nga thatësira, një rënie prej 26 për qind krahasuar me muajin e kaluar.

Zhvendosjet e reja janë regjistruar në rajonin e Gjirit Jugperëndimor të Somalisë, ndjekur nga rajonet Banadir dhe Gedo.

“Nëse hendeku i financimit nuk trajtohet urgjentisht, rreziku real i urisë së përhapur mund të jetë i pashmangshëm”, paralajmëroi agjencia.

Somalia është vendi më i prekur nga thatësira në rajon me më shumë se 7 milionë njerëz të prekur.

Vendi i Bririt të Afrikës po përjeton një nga thatësirat më të rënda si pasojë e ndryshimeve klimatike në më shumë se 40 vjet. /aa

Related posts

“Gaza po përballet me krizën e urisë”, von der Leyen: Armëpushimi është i nevojshëm

Muhamet Ramadani

OKB-ja apel humanitar për 1 miliard dollarë për të prekurit nga tërmetet në Turqi

admin

“Një sipërmarrje kriminale shumë fitimprurëse”/ DW: Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?

admin