RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Thatësira shkakton zhvendosjen e mbi 1 milion somalezëve që nga janari i vitit 2021

okb:-thatesira-shkakton-zhvendosjen-e-mbi-1-milion-somalezeve-qe-nga-janari-i-vitit-2021

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) theksoi se gjatë muajit korrik 83.518 njerëz u zhvendosën nga thatësira, një rënie prej 26 për qind krahasuar me muajin e kaluar

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se numri i zhvendosjeve shkaku i thatësirës në Somali ka tejkaluar shifrën e 1 milion personave për herë të parë që nga janari i vitit 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) theksoi se gjatë muajit korrik 83.518 njerëz u zhvendosën nga thatësira, një rënie prej 26 për qind krahasuar me muajin e kaluar.

Zhvendosjet e reja janë regjistruar në rajonin e Gjirit Jugperëndimor të Somalisë, ndjekur nga rajonet Banadir dhe Gedo.

“Nëse hendeku i financimit nuk trajtohet urgjentisht, rreziku real i urisë së përhapur mund të jetë i pashmangshëm”, paralajmëroi agjencia.

Somalia është vendi më i prekur nga thatësira në rajon me më shumë se 7 milionë njerëz të prekur.

Vendi i Bririt të Afrikës po përjeton një nga thatësirat më të rënda si pasojë e ndryshimeve klimatike në më shumë se 40 vjet. /aa

Related posts

OKB thotë se 37 emigrantë janë zhdukur pas mbytjes së anijes midis Tunizisë dhe Italisë

admin

Lëndohen pesë policë në Zveçan

rezart morina

“Që kur ishim fëmijë vendosëm të mos e pranojmë atë realitet”, Haradinaj rrëfen përvojat nga lufta: Ajo që i ka ndodhur familjarëve tanë…

admin