RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania pezullon misionin ushtarak në Mali pas tensioneve diplomatike

gjermania-pezullon-misionin-ushtarak-ne-mali-pas-tensioneve-diplomatike

Vendimi është marrë pasi Mali i refuzoi lejen për transport avionit gjerman, tha Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë

Gjermania ka pezulluar misionin e saj ushtarak në Mali pas tensioneve diplomatike me vendin e Afrikës Perëndimore, konfirmoi qeveria, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Arne Collatz tha në një konferencë shtypi në Berlin se autoritetet e Malit sot refuzuan lejen për një aeroplan transporti gjerman dhe penguan edhe një herë planet e rotacionit të trupave.

“Prandaj, ne duhet të marrim masa dhe ne po pezullojmë operacionet e forcave tona të zbulimit dhe fluturimet e transportit CH-53 deri në një njoftim të mëtejshëm”, tha ai.

Collatz tha se ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht kishte telefonuar homologun e saj nga Mali të enjten dhe ka marrë garanci se nuk do të ketë pengesa për rotacionin e planifikuar të trupave.

“Por tani, qeveria e Malit edhe një herë mohoi që një avion transporti gjerman të fluturonte mbi territorin e tij”, tha ai.

Gjermania ishte ndër vendet kyçe që mbështetën MINUSMA-n (Misioni i Stabilizimit të Integruar Shumëdimensional) të OKB-së për të ndihmuar në zbatimin e procesit të paqes në vendin e Afrikës Perëndimore. /aa

Related posts

Shkup, mbahet marsh për paqe në Gaza

rezart morina

Në Veri janë betuar 15 këshilltarë të rinj, njëri prej të cilëve është serb

admin

Mbreti Charles flet për efektet anësore të trajtimit të kancerit, tregon për humbjen e ndjenjës së shijes

admin