RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina pretendon se janë vrarë më shumë se 43 mijë ushtarë rusë

ukraina-pretendon-se-jane-vrare-me-shume-se-43-mije-ushtare-ruse

Pa dhënë detaje për viktimat në Donetsk, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi se rreth 43.200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Ukraina pretendon se janë vrarë më shumë se 43 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i luftës në shkurt të këtij viti dhe se forcat ruse pësuan humbjet më të rënda të enjten në Donetsk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pa dhënë detaje për viktimat në Donetsk, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi në Facebook se rreth 43.200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

“Forcat ukrainase rrëzuan 233 avionë rusë, 193 helikopterë si dhe shkatërruan 1.849 tanke, 4.108 automjete të blinduara, 778 mjete ajrore pa pilot, 3.021 automjete dhe cisterna dhe 15 luftanije/varka”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm.

Thuhet se janë shkatërruar 975 sisteme artilerike, 261 sisteme raketash me shumë tuba dhe 136 sisteme kundërajrore. /aa

Related posts

Zyrtarët ndërhyjnë për të shpëtuar buallin viral “Donald Trump”

Muhamet Ramadani

Detaje të reja nga krimi në Podujevë/ E reja pas vrasjes së 45-vjeçarit, mori peng nusen e xhaxhait! Familjarët: Kishin raporte…

admin

Shefi i OBSH-së vizitë në Kongo, shkon në epiqendrën e epidemisë së Ebolës: Mund ta kishim parandaluar!

admin