RTV AHIRETI
Shëndetësi

Rezulton e efektshme vaksina e parë kundër kancerit

rezulton-e-efektshme-vaksina-e-pare-kunder-kancerit

Shkencëtarët janë duke testuar një vaksinë kundër kancerit, e cila përdor një virus të tillë si një “kalë troje” për të udhëzuar sistemin imunitar të njohë qelizat kancerogjene. Më pas ai aktivizon përgjigjen imune kundër tumorit dhe mund të përmirësojë efektivitetin e barnave të imunoterapisë.

Ky është zbulimi i studiuesve të Armenisë-Harvard në Institutin Italian të Mjekësisë Gjenomike, shkruajnë mediat italiane.

Vaksina thuhet se është e efektshme. Ajo është testuar në 12 pacientë me një nëntip të kancerit metastatik të zorrës së trashë.

“Duke marrë parasysh që teknika për prodhimin e këtyre vaksinave është testuar me vendosmëri dhe se të dhënat e marra në provën e parë klinike janë shumë premtuese, ekziston një mundësi reale për krijimin e vaksinave të reja efektive kundër shumë llojeve të tjera të kancerit”, – tha Luigia Pace, drejtore e Laboratorit të Imunorregullimit Armenise-Harvard.

Related posts

​Kur u zbulua insulina?

admin

A duhet të marrin të moshuarit vitamina?

admin

Gratë mbi 50 vjeçe duhet t’i dinë këto rregulla për të humbur peshë, thotë ekspertja

RTI