RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e trotinetëve elektronikë

komuna-e-prishtines-ndalon-perdorimin-e-trotineteve-elektronike

Trotineteve elektronikë iu është ndaluar qarkullimi në sheshet kryesore të kryeqytetit si dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka shkruar në Facebook se kjo masë është marrë deri në votimin e rregullores për trotinete elektronike.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar” shkroi Zogaj.

Related posts

21 të akuzuarit për krime lufte e dëbim të shqiptarëve do të gjykohen në mungesë

Kushtrim Guraj

Irani vendos kushte të reja për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, zbulohen kriteret! Lejohen 25 anijet e para

admin

I ftohti merr jetën e një tjetër foshnje në Gaza, mijëra të zhvendosur pa strehim të përshtatshëm

admin