RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Burri që u dënua gabimisht për vrasje në New York, lirohet pas 20 vjetësh

burri-qe-u-denua-gabimisht-per-vrasje-ne-new-york,-lirohet-pas-20-vjetesh

Një burrë që mbeti në burgim për 20 vjet pasi u akuzua gabimisht, edhe pse kishte 13 dëshmitarë si alibi, u dëmshpërblye me 5 milionë dollarë nga një juri e një gjykate në New York.

Richard Rosario u dënua më 1998 për vrasjen e George Collazo më 1996 në Bronx. Megjithatë, Rosario pretendoi se ai ishte në Florida atë kohë, dhe kishte 13 dëshmitarë në mbrojtjen e tij që e pohonin këtë.

Tre dëshmitarë okularë dëshmuan në gjykatë. Rosario u “identifikua” si vrasësi nga dy persona por një i tretë tha se edhe pse e kishte identifikuar të dyshuarin, ai nuk ishte Rosario, raportoi The Guardian.

Më 2017, Rosario paraqiti padi civile për gjykim dhe burgim të gabuar kundër qytetit dhe hetuesve të përfshirë në rast.

“Asnjë shumë parash nuk mund të mi kthejë të gjitha ato vite të çmuara. Ata ma shkatërruan jetën”, tha ai. /koha

Related posts

Greqia qendrore goditet nga përmbytjet, 1 i vdekur dhe 1 zhdukur

admin

UNRWA: Mbi 625.000 fëmijë në Rripin e Ga’zës kanë humbur një vit akademik për shkak të su’lmeve iz’raelite

Muhamet Ramadani

Putini propozon rregulla ta reja për përdorimin e armëve bërthamore

admin