RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia qendrore goditet nga përmbytjet, 1 i vdekur dhe 1 zhdukur

greqia-qendrore-goditet-nga-permbytjet,-1-i-vdekur-dhe-1-zhdukur

Të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur në Greqinë qendrore, e cila është goditur rëndë nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, raportojnë mediat lokale, tranmseton Anadolu.

Një person u përfshi nga vërshimi i ujërave në provincën e Volosit, ndërsa një tjetër, një blegtor 70-vjeçar, humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut në rajon, njoftoi transmetuesi publik ERT.

Në Volos, ku u përmbyt edhe një spital, shumë drejtues mjetesh mbetën të bllokuar në makinat e tyre, ndërsa njësitë zjarrfikëse po punojnë intensivisht për t’i shpëtuar, ndërkohë që rrjeti i kanalizimit nuk ka mundur të thithë nivelin rekord të ujërave të shiut.

Ndërkohë, sekretariati i përgjithshëm i mbrojtjes civile u bëri thirrje banorëve të qyteteve të Selanikut, Volos, Larisa, Evia dhe Katerini që të jenë të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre si masë paraprake ndaj rrezikut të përmbytjeve.

Ngjashëm me këtë, Observatori Kombëtar i Athinës ka këshilluar banorët e rajonit të Peloponezit jugor, rajonit të Epirit perëndimor dhe rajonit qendror të Atikës, i cili përfshin kryeqytetin Athinë dhe qytetin port të Pireut, të marrin masa paraprake pas parashikimit për shira të dendur të martën dhe të mërkurën.

Related posts

Policia turke operacion të madh në disa zona, arrestohen 36 persona të lidhur me Shtetin Islamik

admin

Turqia shënon Ditën kundër Islamofobisë, përkujton viktimat e sulmit në Christchurch të 2019

Hevzi

Kurti: Gjenden kocka të reja në Kalludër, gërmimet do të vazhdojnë me muaj

Muhamet Ramadani