RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykata Kushtetuese shpall ligjin për ndalimin e mbulesës të kundërligjshëm

gjykata-kushtetuese-shpall-ligjin-per-ndalimin-e-mbuleses-te-kunderligjshem

Sot Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka shpallur ligjin për ndalimin e mbulesës për vajzat muslimane deri në moshën 10 vjeçare si të kundërligjshëm, të pa barabartë, selektiv, pengesë për arsimim si dhe kufizim i ushtrimit të traditës fetare islame.

Në vjeshtën e vitit 2019 Qeveria a Austrisë aprovoi ligjin për ndalimin e mbulesës për vajzat muslimane deri në moshën 10 vjeçare.

Bashkësia Islame e Austrisë që atëherë ishte kundër këtij ligji dhe arsyetimin e Qeverisë e vlerësoi si selektiv dhe përzierje në liri fetare.

Kryetari i Bashkësisë Islame te Austrisë Mr. Ümit Vural kishte theksuar disa herë se edhe BI nuk përkrah imponimin e bartjes së mbulesës për vajzat e vogla por forma e ndalimit është destruktive dhe nuk sjell produktivitet dhe se mund të gjenden metoda tjera për sensibilizimin e kësaj çështje.

Pas miratimit të ligjit nga Qeveria, Bashkësia Islame e Austrisë dërgoi ligjin në Kushtetuese dhe sot kjo gjykatë vendosi në favor të Bashkësisë Islame të Austrisë.

Related posts

Sulm i armatosur në pistën e akullit në Rhode Island të SHBA-së, të paktën 3 të vdekur

admin

Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

RTI

Izraeli pezullon dhjetëra organizata humanitare në Gaza, përfshirë “Mjekët pa Kufij”

admin