RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli pezullon dhjetëra organizata humanitare në Gaza, përfshirë “Mjekët pa Kufij”

izraeli-pezullon-dhjetera-organizata-humanitare-ne-gaza,-perfshire-“mjeket-pa-kufij”

Izraeli ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin e shumë se dhjetëra organizatave humanitare, përfshirë organizatën ndërkombëtare “Mjekët pa Kufij” (MSF), me arsyetimin se ato nuk kanë përmbushur rregullat e reja të vendosura për grupet e ndihmës që veprojnë në Rripin e Gazës.

Sipas autoriteteve izraelite, masat lidhen me procedura të reja administrative dhe sigurie që organizatat duhet të respektojnë për të vazhduar punën e tyre në territorin e shkatërruar nga lufta.

Vendimi pritet të ndikojë ndjeshëm në ofrimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile në Gaza, e cila po përballet me mungesa të rënda ushqimi, ilaçesh dhe shërbimesh mjekësore pas më shumë se dy vitesh konflikti. /mesazhi

Related posts

Dhjetëra mijëra libanezë të zhvendosur kthehen në jug dhe në periferitë e Bejrutit pas armëpushimit

Hevzi

Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend

admin

Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

Muhamet Ramadani