RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afganistan, 21 të vdekur nga shpërthimi në një xhami

afganistan,-21-te-vdekur-nga-shperthimi-ne-nje-xhami

Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, 21 persona kanë humbur jetën dje nga një shpërthim që ndodhi në një xhami gjatë namazit të akshamit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për Tolo TV, zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Kabulit, Khalid Zadran, dha informacione për viktimat në shpërthimin që ndodhi gjatë namazit të akshamit në xhaminë Sadikiye Sar-e Kotal të lagjes Khair khana.

Zadran njoftoi se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 21 persona dhe janë lënduar 33 persona të tjerë.

Ndërkaq askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Në një deklaratë në llogarinë e tij personale në Twitter, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, dënoi incidentin dhe tha se autorët do të zbulohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Edhe Ministria e Jashtme e Turqisë ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist. /aa

Related posts

Pritjet të Dheu i Bardhë dhe në Merdarë deri në një orë

admin

Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut

admin

Më shumë se 100 kolonë fanatikë hebrenjë bastisin Xhaminë Aksa

admin