RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I vihet zjarri një xhamie në Holandë

i-vihet-zjarri-nje-xhamie-ne-holande

Departamenti i zjarrfikësit tha në një deklaratë se pas ndërhyrjes në xhaminë në Veldhoven, në afërsi të qytetit të Eindhovenit, zjarri është vënë nën kontroll brenda një ore

Një xhamie në qytezën Veldhoven të Holandës i është vënë zjarri në orët e mëngjesit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i zjarrfikësit tha në një deklaratë se pas ndërhyrjes në xhaminë në Veldhoven, në afërsi të qytetit të Eindhovenit, zjarri është vënë nën kontroll brenda një ore.

Agjencia publike e lajmeve NOS raportoi në një lajm mbi incidentin se policia dyshon për zjarrvënie.

Në lajm thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 02:30 dhe se objekti është dëmtuar rëndë.

Policia ka nisur hetim rreth incidentit.

Ndryshe, më herët ka pasur reagime lokale ndaj xhamisë me emrin “Islamplanning”. /aa

Related posts

Mediat izraelite pretendojnë është vrarë komandanti i Divizionit të Libanit të Forcës Kuds

Muhamet Ramadani

BE konfirmon “kundërshtimin e fuqishëm” ndaj politikës së vendbanimeve të Izraelit

admin

“T’u kushtohet më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që po humbën”- Gjermania dhe SHBA thirrje Izraelit: Ndrysho ‘strategjinë’ në Gazë

admin