RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I vihet zjarri një xhamie në Holandë

i-vihet-zjarri-nje-xhamie-ne-holande

Departamenti i zjarrfikësit tha në një deklaratë se pas ndërhyrjes në xhaminë në Veldhoven, në afërsi të qytetit të Eindhovenit, zjarri është vënë nën kontroll brenda një ore

Një xhamie në qytezën Veldhoven të Holandës i është vënë zjarri në orët e mëngjesit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i zjarrfikësit tha në një deklaratë se pas ndërhyrjes në xhaminë në Veldhoven, në afërsi të qytetit të Eindhovenit, zjarri është vënë nën kontroll brenda një ore.

Agjencia publike e lajmeve NOS raportoi në një lajm mbi incidentin se policia dyshon për zjarrvënie.

Në lajm thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 02:30 dhe se objekti është dëmtuar rëndë.

Policia ka nisur hetim rreth incidentit.

Ndryshe, më herët ka pasur reagime lokale ndaj xhamisë me emrin “Islamplanning”. /aa

Related posts

Zelenskyy: Trupat ukrainase u larguan nga qyteti lindor i sulmuar për të shmangur humbjet

Muhamet Ramadani

Komandant “Molla e Kuqe” dënohet me mbi 9 vjet burgim për krime lufte

admin

Mali kërkon përfundimin e misionit të OKB-së

admin